Demalia: Veliaj ka fyer gazetarët, me anë të shantazheve kanë tentuar që t’i mbyllin gojën RTV Orës
Në njëintervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia, duke ju referuar mesazhe tëVeliajt kundrejt Ylli Ndroqit dhe Beti Njumës, tha e ai ka fyer gazetarët.
Demaliau shpreh se ne anë të shantazheve kanë tentuar që t’i mbyllin gojën gazetarëvedhe ORA-s.
SipasDemaliajt, ORA ishte i vetmi televizion kundër qeverisë, jo vetëm në dukje. Dhenëse do të ndodh diçka me ORA-n, televizionet e tjera do ta kuptojnë se këta tëzhdukin.
Ilir Demalia: Ky njeri fyen gazetarët që po bëjnë punën e tyre dhe që e kanë të ligjshme, atë që ka bërë Beti Njuma me teatrit, të denoncojnë zullumet e qeverisë. Këtë nuk pranon qeveria se i prishin pazaret. Me anë të shantazheve kanë tentuar që t’i mbyllin gojën gazetarëve dhe ORA-s. Këtu fyhen dy femra me profesionin e gazetares, që janë munduar të japin disa të vërteta për qeverinë. Fyhen Beti Njuma dhe Sonila Meço në mënyrë më rrugaçërore, nga burrecë nga Erion Veliaj dhe Frrok Çupi, një figurë e diskretituar.
Kjo që po ndodh me televizionin ORA ështënjë provë se sa do të vazhdojë fjala e lirë. E kam thënë që drejtësia tëvazhdojë të merret me Ylli Ndoqin, edhe pse besoj se është një goditjeselektive. Ambienti politik dhe mediat në Shqipëri është shumë i ndyrë, sepsemedia përdoret nga politika dhe ajo është e shitur. Ku media nuk është eshitur, merren këto masa para zgjedhjeve. ORA ishte i vetmi televizion kundërqeverisë, jo vetëm në dukje. Nëse do të ndodh diçka me ORA-n, televizionet etjera do ta kuptojnë se këta të zhdukin.
Demaliashtoi se nuk ka pasur kurrë presion apo ndikim nga pronari i ORA-s, Ylli Ndroqiedhe pse i kanë ardhur shqetësime nga deklaratat e Demaliajt.
Ilir Demalia: Edhe Beti Njuma e ka thënë që pronari i kësaj medie nuk ka ndikuar kurrëte gazetarët. Unë jam vetë njeriu që kam folur për pozitën edhe për pozitën dhekurrë nuk ka ndodhur një të më çojë një mesazh apo telefon që të mos i biedikujt. Biles, nga burime të tjera Ylli Ndroqi ka pasur shqetësime nga ato qëkam thënë unë në televizion dhe kurrë nuk më ka bërë një telefon. Ka qenëtotalisht i lirë. Kjo nuk ndodh në televizionet e tjera. Media duhet të punojëme borde. Media këtu nuk i merr lekët për të reklamuar shtetin. Shoqata egazetarëve duhet të çohen për gazetarët, se janë të gjithë të lidhur meinteresa.