Kujdes kush kthehet nga zonat bregdetare, policia në rrugë, ndëshkon 222 shoferë

Si pasojëe kthimit nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, në të gjithaakset rrugore nacionale ka fluks të shtuar.

Ndërkohë,Policia e Shtetit bën me dije se ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformënë rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me 4dronë parakalimet e gabuara dhe me 6 radarë shpejtësinë tej normave të lejuara,me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Derinë këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Himarë-Vlorë-Fier-Durrës-Tiranë dheMilot-Morinë, Gjiri i Lalzit-Maminas, Rrogozhinë-Elbasan, Korçë-Elbasan-Tiranë,janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave tëlejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janëevidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugorenacionale, 222 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovratë rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht,shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuarlëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 37drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Pasalkooltesteve ka rezultuar se 18 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin ealkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.27 mg/l deri në 0.41 mg/l, tëcilëve u është pezulluar leja e drejtimit.

Pogjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 137 masa për përdorim tëcelularit, 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 21 masa përmosvendosje të kaskës mbrojtëse.

PoliciaRrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat eqarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalimetë gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës,të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjeteshqë shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidenterrugore.