Të flesh me barkun bosh, 60-vjeçarja jeton e vetme, nuk merr asnjë ndihmë nga shteti
Prej gati 3 vitesh Kadrie Zelia jeton evetme, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë duke e lënë atë të vetme në mëshirëtë fatit.
“Burri ka 3 vite që ka vdekur.”
Me sytë plot lot 60-vjeçarja tregon seme ikjen e bashkëshortit jetesa e saj u bë shumë e vështirë.
“Më keq nuk ka ku të shkojë. Mallkoj veten time që të ikinë atë botë. E kam shuam të vështirë, se vetëm nuk jetohet.”
Tregon se nga pushteti vendor dhe nga qeverianuk merr asnjë ndihmë.
“Vetëm të ishte burri gjatë se një pension e merrja. Nukmarr asnjë ndihmë ekonomike.”
Mes lotëve shprehet se mbijeton mendihmën e fëmijëve edhe pse dhe ato janë në gjendje të vështirë ekonomike.
“Çunat më japi një kafshatë bukë, por edhe ata nuk kanë.”
Shpesh herë shprehet se detyrohet tërrijë me barkun bosh.
“Unë po vuaj jashtë mase, me bark bosh, kur jam me diabetdhe ilaçe.”
Thirrja e kësaj nënë që është plotdhimbje, dhimbje që e tregojnë sytë e saj shkon për këdo.
Sot ajo ka nevojë për një pjatë gjellë,por dhe veshje.
“Të më ndihmojë shteti. Nuk kam as për të larë rrobat.”