Mijëra shqiptarë në Kakavijë: Pala greke pezullon punën, prisni të ikë fluksi
Raportimi i orës 15:13 - Vijon sfilitja e shqiptarëve në pikën kufitare në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi pala greke ka pezulluar punën.
Fluksi i lartë ka bërë që pala greke të mbyllëtraun.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se pala greke u ka kërkuar shtetasve shqiptarë që të qëndrojnë derisa të pakësohet numri i personave poshtë në kufi, dhe më pas do të hapet sërish trau.
Mësohet gjithashtu, se një nga arsyet e pezullimit të punës, është dhe fakti që Greqia ka sot një festë kombëtare.
Në anën tjetër të kufirit, numri i emigrantëve është me mijëra, dhe për të mos pasur një një dyndje të madhe, Greqia ka ulur traun.
Postblloqe- Ndërkohë policia ka vendosur postoblloqe në Jorgucat dhe nuk lejon asnjë makinë të vijojë por i kthen pas. Nga nesër hyrja në kufirin grek do të jetë e kufizuar: Vetëm 750 shtetas do të hyjnë në ditë nga Kakavija dhe 300 vete nga Kapshtica.
Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë