Godole: Sulmi ndaj TV Ora mesazh për mediat e tjera kritike me qeverinë, përkeqësim deri në zgjedhje

Në një intervistë nëOra News, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se vitet e fundit, sidomos nënqeverisjen e Ramës, ka pasur një përkeqësim për lirinë e medias.

Gondole u shpreh seAMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News si një zë kritikndaj qeverisë.

Ajo shtoi se në këtëpikë jemi në cenimin e lirisë së medias në vend, se publiku merr informacione qëvijnë vetëm nga burimi i qeverisë.

Jonila Godole: Vitet e fundit është parë një tentativë përtë penguar fjalën e lirë dhe për të censuruar kritikat nga qeverive. Kjo kaardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit të qeverisjes së socialistëve. Dua tu kujtojkëtu ligjin anti-shpifja, që u kritikua nga ndërkombëtarët dhe nga të gjithagrupet interesit. Pas tërmetit dhe pandemisë dolën probleme të mëdha, ku u përpoqtë centralizohej informacione dhe kontrollohej para se të shkonte para medias.

AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News,kur vetë institucionet gjatë gjithë pandemisë shembën Teatrin dhe aty e pamë sesa i parëndësishëm ishte shëndeti i njerëzve. Ndërsa me sulmin ndaj Ora News,aty kur kemi një mendim kritik ndaj qeverisë, duket sikur po vihen nën kontroll.Goditja e tanishme nga SPAK, për mua ishte e paralajmëruar për ato pak zërakritikë që ekzistojnë në vendin tonë. Publiku nuk merr kaq shumë informacione,sepse kontrollohen nga një burim i vetëm. Në këtë pikë unë e shoh se jemi nëpikun e cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.

Godole tha se përpak muaj do të jenë zgjedhjet dhe publikut po i vijnë informacione sikur çdo gjëshkon mrekullisht.

Jonila Godole: Publiku për pak muajsh do të votojë, por mbiç’baza informacioni, sepse informacionet që i vijnë janë se ne jetojmë mrekullisht.Media duhet të jetë një përcjellëse e të vërtetës ndaj publikut, jo të jetëpropaganda. Edhe media ka mëkatet e veta, sepse shumë herë i ka shërbyer pushtetitpër arsye pragmatiste. Vetë media duhet të jetë një biznes i pavarur. Publikut ika humbur besimi te politika, por sipas sondazhet e fundit ka humbur edhebesimi te media. Dhuna që ushtrohet nuk është më e njëjta, sot bëhet dhunë nëemër të ligjit, nuk bëhet më me shkop.

Për Godolen,situata me lirinë e medias do të përkeqësohet me afrimin e datës së zgjedhjeve dhepër të sulmi nda RTV Ora isht enjë mesazh për mediat e tjera që duan të jenëkritike me qeverinë.

Jonila Godole: Unë parashikojë një klimë shumë të ashpër përmediat sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve. Mua nuk më habit prania e RENEA-s tekORA, sepse do të isha e habitur sikur detyra e tyre të kryhej normalisht. Ky ështënjë mesazh për të gjitha mediat e tjera, që kjo dhunë do të jetë në të gjitha redaksitëe tjera. Kjo do të bëjë që të ulet koka dhe të mos ketë më media kritike. Mediate tjera që kanë ndërmend të jenë kritike, u jepet mesazhi që do të merren edheme ato, me biznesin e tyre dhe familjet e tyre. Ky intimidim ndaj Ora News dhegazetarëve është mesazh dhe besoj se do të përkeqësohet më afrimin ezgjedhjeve. Kjo është një qasje totalitare.