OFL u dërgon formularë për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim përvetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Elsido Sani, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
Kujtim Xhufi, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
Elidon Bendajaias (alias Erion Lamaj), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.