Maqedoni e Veriut, Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka emëruar kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev, si kandidat për kryeministër të ri. Zaev ka afat 20 ditë për të marrë votëbesimin e programit dhe ekipit të ri qeverisës nga parlamenti me përkrahjen e partive shqiptare.

Ish-kryeministri socialdemokrat i Maqedonisë sëVeriut, Zoran Zaev, ka marrë mandatin për të formuar qeveri të re për katërvjeçarinqë vjen.

Si udhëheqës i partisë me numrin më të madh tëdeputetëve nga zgjedhjet e 15 korrikut, ish-kryeministri do përpiqet përgjatë20 ditëve të ardhshme të arrijë aleanca më aktorë të tjerë politikë pasi me 46nga 120 ligjvënësit që ka siguruar, i mungon shumica parlamentare.

Zaevi u shpreh optimist për negociatat përparaskadimit të afatit, gjatë ceremonisë së mandatimit nga presidenti i vendit,Stevo Pendarovski.

"Është nderi dhe përgjegjësia ime që të formoj një qeveri të re europiane, demokratike, me institucione më të mira për qytetarët. Programi ynë do i dedikohet më së shumti ekonomisë, rritjes së pagave dhe pensioneve, investimeve te rinia dhe kujdesit për të varfrit. Do udhëheq një qeveri që nuk do devijojë nga rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian."

Dita e mandatimit të Zaevit përkoi me Përvjetorine Marrëveshjes historike të Ohrit, e cila 19 vite më parë përvijoi raportetshoqërore-politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve në vend.

Pikërisht shqiptarët pritet të jenë një forcëpërcaktuese e koalicionit të ri qeverisës.

Me 15 mandatet e fituara nga BashkimiDemokratik për Integrim i Ali Ahmetit, mund të përsëritet shumica e shkuar nëKuvend edhe pse tashmë e brishtë.

Për dy aleatët e vjetër, pengesë mbetet dakordësiapër caktimin e një kryeministri shqiptar, por Ahmeti tregoi të enjten se përinteresa kombëtarë, ai mund të tërhiqet nga kjo pikë.

"Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe përderisa është i vetëdijshëm për misionin, për zhvillimet, BDI nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin sa ma të mirë që do t'i shërbejë vendit."

Ahmeti dhe liderët e tjerë të grupimevepolitike shqiptare nuk arritën gjatë ditës të takohen në një tryezë të përbashkëtpër shkak të dallimeve në axhendën e bisedimeve.

Parlamenti brenda 20 ditëve do duhet të votojëprogramin qeverisës dhe emërimin e kabinetit të ri, përndryshe mandati iqeverisë do i besohet opozitarëve të VMRO-DPMNE-së.