Televizioni publik gjerman: Në Kosovë koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit – Çdo ditë ndodhin nga 12 vdekje

Televizioni Publik gjerman “ZDF”ka raportuar për situatën me koronavirus në Kosovë.

Sipas këtij raportimi situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit.

Mediumi gjerman thekson se nga 2milionë banorë që ka Kosova, çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 vdekje ngaCOVID-19.

 “ZDF” po ashtu përshkruan edhe gjendjen e rëndë nëpër spitale, duke theksuar se ka mungesë të respiratorëve.

Raportimi shton se ngritja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve vjen si pasojë e çlirimit të masave anti-COVID nga qeveria në fillim të qershorit.

Linku i plotë i raportimit:

https://www.zdf.de/nachrichten/heute-in-europa/kosovo-corona-ausser-kontrolle-100.html