Sërish ditë tragjike në Kosovë nga Covid-19, 11 viktima dhe 205 raste të reja
Kosova vazhdon të shënojë numra në lidhje meCovid-19 edhe ditën e sotme.
24 orët e fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 205 raste të reja.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 365, ndërsa i të infektuarve ka arritur në 10.795.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 163 pacientë, duke arritur shifrën totale në 6411. Numri i rasteve aktive është 4019.
Në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së, janëtestuar 521 mostra dhe 205 kanë rezultuar pozitive. Është rritje e numrit tërasteve për dallim nga ditët e kaluara.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste,komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste,komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komunaKaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komunaRahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komunaSuharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dheShtërpce.