Covid-19, Kosova mund të izolohet për herë të dytë

Kosovamund të izolohet sërish për të bërë të mundur frenimin e përhapjes sëcoronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se vendi kanevojë për një mbyllje tjetër, në mënyrë që në shtator të jenë më të përgatiturpër t’u përballur me pandeminë.

“Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen sërish, nëse nuk iu përmbahemi masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Na nevojitet një mbyllje që shtatori të na gjej më mirë. Një mbyllje duke u munduar të lejojmë zhvillimin e jetës, por me kufizime të orareve të lëvizjes, që planifikohet të bëhet brenda këtij muaji”,tha ministri Zemaj.

NëKosovë vijon të ketë numër të lartë rastesh ditore të infektimeve me coronavirus.Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 10.500 raste, ndërsa354 persona kanë ndërruar jetë. Mbi 4 mijë njerëz janë aktiv me covid-19,ndërkohë që kurba nuk po njeh ulje.

Qeveriae Avdullah Hotit është duke u përballur edhe me një presion në rritje tëopozitës, e cila e akuzon për paaftësi në menaxhimin e pandemisë. LëvizjaVetëvendosje ka nisur mbledhjen e firmave për paraqitjen në Parlament tëmocionit mosbesimit ndaj qeverisë, ku mënyra se si po menaxhohet pandemia ështënjë prej pikave për të cilat kërkohet largimi qeverisë.

Ndërkohë,që Albin Kurti, iu drejtua ambasadave në Prishtinë me një letër për të ndihmuarvendin nga kolapsi I pandemisë.