Maqedoni e Veriut: Pendarovski i dorëzon nesër Zaev-it mandatin për formimin e qeverisë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, pritet të enjten (13 gusht) në mesditë t'i japë ish-kryeministritsocialdemokrat Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë së re.
Zyra e kreut të shtetit njoftoi se Zaevi silider i LSDM-së dhe deputet i Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, kamundësitë më të mëdha për koalicione me partitë e tjera.
Socialdemokratët në emër të koalicionit“Mundemi” fituan muajin e kaluar numrin më të madh apo 46 nga 120 mandatetparlamentare, por pa mundur të sigurojnë të vetëm shumicën.
Si një zgjidhje e mundshme pritet partneritetime partinë "Bashkimi Demokratik për Integrim" e Ali Ahmetit, i cilipo të enjten ka planifikuar një takim koordinues me kryetarët e grupimeve tëtjera politike shqiptare, Ziadin Selën, Afrim Gashin, Bilal Kasamin dhe MenduhThaçin.
Shumë prej tyre kërkojnë një rol më të madh tëshqiptarëve në postet ekzekutive, pa përjashtuar edhe karrigen e kryeministrit.
Opozitarët e VRMO-DPMNE-së, ndërkohë, pranuankëtë javë se nuk presin bashkëpunimin me BDI-në e Ahmetit për të plotësuar 61mandatet e shumicës, dhe në rast se ngërçi politik nuk zgjidhet deri nëfillimin e shtatorit, do të ishin në favor të zgjedhjeve të parakohshme nëvjeshtë.