Maqedonia e Veriut regjistron 1 viktimë dhe 139 raste me Covid në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut,informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara, 139 personakanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve kaarritur në 12,217.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja sipas qyteteve është si më poshtë:
Shkup-30, Kumanovë-20, Dibër-2, Shtip-15,Prilep-1, Tetovë-6, Strug-8, Manastir-2, Ohër-3, Kavadarc-8, Gostivar-19,Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-1,Dellçevë-1, Sveti Nikollë-6 dhe Kërçovë-4.
Ndërkohë, një pacient 66 vjeç nga Ohri ka humbur betejën me Covid-19, duke e çuar në 530 numri total i viktimave,
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët efundit ka regjistruar 239 pacient të shëruar.
Të shëruarit sipas qyteteve:
Shkup-132, Kumanovë-22, Dibër-8, Shtip-14,Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1, Manastir-7, Kavadarc-3, Gostivar-2, Koçan-3, DemirHisar-4, Dellçevë-3, Sveti Nikollë-23, Kërçovë-6 dhe Negotinë-1.