Nga 17 gushti, në Kakavijë kalojnë vetëm 750 persona në ditë, tamponi me pagesë
Nga17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë nëdoganën e Kakavijës.Sipas njoftimit të bërë nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsabëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.
Testido të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitaretokësore.
Asnjëpërjashtim, nuk do të ketë, madje as për shtetasit grekë. Testi bëhet në vendinnga niset udhëtari dhe koston e paguan vetë personi. Këto kufizime te vendosuranga autoritetet greke kanë bërë që me dhjetëra emigrantë pas këtij lajmi tëdynden ne piken e kalimit Kufitar të Kakavijës.
Fluksi i lartë ka bërë që rradha e automjeteve te shkojë në mbi 2 kilometra, pasi autoritet greke vendosen më heret që të gjithe shtetasit që hyjnë në territorin e saj duhet të bëjnë tamponin e Covid 19. Kjo procedure ka sjellë këtë situatë të rënduar në anën tjetër të kufirit ku përveç tamponit të detyrueshëm, pala greke punon me sportele të reduktuara dhe me një staf mjekësor.
Puna sipas vetë qytetareve qe kanë kontaktuar me 'Ora News', është paralizuar nga ana e palës greke ,madje nga fluksi i larte i udhëtareve ka pasur edhe tensione mes këtyre të fundit.
Emigrantëtshqiptarë kerkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar që sipas tyre jo vetëm i kabraktisur duke i lënë të largohen nga atdheu, por nuk kujdesen as që këta tëfundit të udhetojnë për të punuar në shtetin fqinj në kushte normale .
Ndërkohëmë herët autoritetet policore greke, njoftuan se duke filluar nga 6 gushti ngaora 22:00 deri në orën 06:00, pika e Kalimit të Kufirit Kakavijë nga pala grekedo të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në daljetë Greqisë.
Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.
Lexo edhe: Në radhë për të bërë tamponin në mes të vapës, bllokohet pika kufitare e Kakavijës