Pandemia, Shehaj dhuron dy pajisje respiratore për spitalin COVID2

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi që është dhe spitali Covid 2 .

Lajmin e ka bërë të diturshefja e reanimacionit të spitalit  ecila ka falënderuar Shehajn duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyrepajisjeve për të shpëtuar jetë.

 “Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi."

Dhurimi i Shehajt jo vetëmqë do të shpëtojë jetë, por është i vetmi rast ku sipërmarrës apoindividë kanë dhënë ndihma për sistemin shëndetësor në këto kohë tëvështira.

Respiratorët janë aparaturatjetike për mbajtjen në jetë të të sëmurëve rëndë, dhe numri i tyre nëspitalet tona është i kufizuar ndërsa ka të sëmurë që kanë nevojë përto dhe nuk kanë mundësi.

Javët e fundit kanë shënuar një rritje të madhe të numrit të të  infektuarve, të përsonave të shtruar në spitale dhe fatkeqësisht të vdekjeve. Në spitalin COVID- 2 po trajtohen mbi 200 pacientë, disa në gjendje të rëndë.