Malaj: Kriza po prodhon më shumë të papunë e të paarsimuar, qeveria e përqëndruar tek PPP preferenciale
Ish ministri i Financave Arben Malaj shkruan me shqetësimpër situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit e cila po prodhon më shumë të paarsimuar, më shumë të papunë dhe mëshumë të varfër.
“Ndërkohë qeveria jonë është përqendruar në investime fizike dhe preferenciale dhe nuk e kupton rëndësinë jetike për rritjen afatgjatë të investimit në arsim dhe shëndetësi” shkruan Malaj.
Postimi i plote
"Një nga pasojat më të rënda dhe më afatgjatë të Covid-19 është goditja e rëndë tek fëmijët, tek shëndeti mendor dhe tek cilësia e arsimit të tyre që do të përcaktojë cilësinë e jetës së tyre në të ardhmen .
Identifikimi i opsioneve të nxjerrjes së fëmijëve ngaambientet e mbyllura shtëpiake është imediate dhe jetike.
Kjo përgjegjësi e madhe kombëtare nuk mund t'i lihet thjeshtë ministrit tëarsimit.
Shumë institutione përllogarisin humbjet në produktivitetine vendeve të ndryshme dhe në nivel global.
Kriza po prodhon më shumë të paarsimuar, më shumë të papunëdhe më shumë të varfër.
Këto institucione nuk po ofrojnë alternativë zgjidhjeje.
Qeveria jonë është përqendruar në investime fizike dhe PPP preferencialedhe nuk e kupton rëndësinë jetike për rritjen afatgjatë të investimit në arsimdhe shëndetësi.
Klasat me turne, klasat portative me hapësira të mëdha, modeli i mensave ushtarake pasi ( pasi kjosituatë është luftë jo thjeshtë me pandeminë, por keqarsimimin me varfërinë), deri edhe përdorimi i klasavetë shkollave të mesme dhe universiteteve publike e private disa orë në ditë osedisa ditë në javë për mësim në klasë menumër të reduktuar të nxënësve, mund të jenë opsione të diskutueshme.
Pranimi i situatës aktuale është fatalitet kombëtar.
Vendi ynë ka shumë njerëz të ditur dhe atdhe-dashës që duhet të angazhohen me propozimealternative për ta fituar këtë luftësidomos për të ardhmen e fëmijëve.
Është koha që çdo shqiptar atdhetar pavarësisht ku jeton dhepunon, të angazhohet me kontributetë përkushtuara për kapërcimin e kësaj krize dhe suksesin e përbashkët për fëmijët.
Boll me absolutizimin e mësimeve online, pasi përgrup-moshat e vogla ato nuk duhet tëjenë alternativa e vetme apo e parë.
Për fëmijet e vegjëlkjo mundësi nuk zbut efektet negative në shëndetin mendor dhe produktivitetin etyre në jetë.
Psikologët dhe sociologët në këtë krizë sociale janë shumëtë dobishëm, bile më dobishëm sesaekonomistët.