Denoncimi i PD, reagon Shkodra: Në 10 ditët e para të gushtit u testuan 200 të dyshuar për Covid
NjësiaVendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetittë PD Bardh Spahia, se në Shkodër mungojnë tamponë për Covid-19.
Përmesnjë postimi në Facebook, NJVKSH bën me dije se në 10 muajt e parë të muajitgusht, janë testuar 200 persona të dyshuar për koronavirus.
Sipaskëtij institucioni, furnizimi me tampon në Shkodër ka vazhduar rregullisht që ngafillimi i pandemise dhe në vazhdim.
Postimi i NJVKSH Shkodër në Facebook
NJVKSH SHKODER pergenjeshtron deklaratat e ish deputetit Bardh Spahija per mungese te kryerjes se tamponeve nga Sherbimi i Epidemiologjise prane ketij institucioni.
Ne 10 ditet e para te muajit gusht jane testuar rreth 200 persona te dyshuar per covid-19.
Deklarata te tilla nuk e zbehin punen e stafit mjeksor ne Shkoder te cilet vazhdojne te sherbejne duke testuar, izoluar dhe gjurmuar çdo rast te dyshuar me covid-19.
Qe nga fillimi i Pandemise po punohet sipas protokolleve te vendora nga MSHMS dhe ISHP ne minimizimin e perhapjes se virusit duke izoluar cdo rast pozitiv dhe karantinuar kontaktet e tyre.
Furnizimi me tampon per NJVKSH SHKODER ka vazhduar rregullisht qe nga fillimi i pandemise dhe ne vazhdim.
Lexo edhe: Ish-deputeti i PD-së, denoncon mungesën e tamponëve: Çfarë soj jeni, dështimi juaj po kushton jetë