Pesha: Pronarit dhe gazetarëve të TV Ora iu dha mesazh intimidues, drejtësia ta fillojë nga politika

Nënjë intervistë për Ora News, Besjan Pesha nga Nisma Thurja tha se shfaqja eRENEA-s te RTV Ora ishte diçka e panevojshme.

Për Pëshën kjo është një formë intimidimi dhe një mesazh për pronarët apo gazetarët e televizionit.

Peshau shpreh se televizioni i shërben publikut, prandaj cdo veprim ka nevojë përtransparencë.

Besjan Pesha: Me Ora News ndodhi që në oborrin e një media u shfaq RENEA. Ishte njëgjest i panevojshëm, mjafton të vinte administratore. Sepse kjo mund të ishtenjë mënyrë intimidimi. Mesazhi që jepet te pronari dhe te gazetarët është njëmesazh intimidues se nuk është e bukur që të vish në punë dhe të gjesh policisikur je në një fabrikë droge. Për derisa kohë televizioni i shërben publikut,ai ka marrë një licencë dhe i shërben publik. Prandaj çdo lloj publike qëndikon te kjo hapësirë publike ka nevojë për transparencë.

Peshatha se procese të tilla fillimisht duhet të fillojnë me politikanët që kanëvila luksoze e plazhe.

Besjan Pesha: Nëse prona ka probleme me drejtësi, ai të përballet me drejtësinë, pornga ana tjetër kemi televizionin që deri më tani ka pasur një balancë për zëratë ndryshëm. Për këtë arsye, personalisht jam shumë i shqetësuar për fatin etelevizionit dhe shpresoj që të mos ketë tentativa për të goditur televizionin.Nëse pronari ka probleme ta bëjnë model dhe pas tij të shkojnë të gjithëpolitikanët që janë në vila luksoze dhe plazhe. Dhe besoj se këto procese duhettë fillojnë nga personazhet e politikët pasi në 30 vite kemi prodhuar një klasëtë kamur.

Peshatha se uroj që të mos përsëritet historia me Bechetti-n, ku në fund të procesinpaguam 11 milionë euro.

Besjan Pesha: Freedom Mouse çdo vit na rankon keq. Veprime të tilla e përkeqësojnë klimën. Ndërsa rasti Bechetti, ishte një përballje personale e Ramës dhe e Veliaj dhe tani duhet të paguajë buxheti 110 milionë euro. Uroj që të mos kemi më raste të ngjashme si ky, sepse kemi mbylljen e një media dhe pagesën. Po ashtu, në fund të procesit nuk kemi mbajtje përgjegjësie për 110 milionë euro. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Kjo nuk është normale.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti