Pas Sarrit, Pirlo merr drejtimin e Juventusit

Passhkarkimit të Maurizio Sarrit nga stoli i Juventusit, ekipi konfirmoi legjendënAndrea Pirlo si trajnerin e ri të ekipit.

Vetëm para10 ditësh ai u zyrtarizua në krye të ekipit U23. Ai nënshkroi një kontratë 2vjeçare me bardh e zinjtë.

Zonja e vjetëru skualifikua nga Uefa Champions League ditën e premte (7 gusht) përballë Lyon.

Edhe psefituan me rezultatin 2-1, fitorja e Lyon në ndeshjen e parë i dha kualifikiminfrancezëve.

Kjo ishtegoditja përfundimtare për trajnerin Maurizio Sarri pasi edhe më herët ai kishteprobleme me drejtuesit e klubit.

Gjatë 1sezoni, ai arriti të fitojë vetëm kampionatin teksa humbën Kupën e Italisë përballëNapolit.