Turan rikthehet në "shtëpinë" e tij, Galatasaray

Pas rreth një viti në mes të tensionit dhepasigurisë për të ardhmen si lojtar, Arda Turan më në fund arriti dakordësinëme Galatasarayn.

Është pikërisht skuadra ku ai u rrit si lojtardhe bëri debutimin e tij të parë si profesionist në vitin 2005 që i hapi derën33-vjeçarit.

Duke folur për faqen zyrtare të Galatasaray-t,Turan pranoi se ishte një rikthim shumë emocional dhe falenderoi Presidentinpër transfertën.

“Jamshumë i emocionuar. Tani nuk është koha të flas shumë por është koha që tëzbres në fushë dhe të luftoj për ekipin. Dua të falenderoj Mustafa Cengiz dhetë gjithë bordin drejtues të ekipit. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë” – është shprehur Turan.

33-vjeçari turk ishte një lojtar i lirë pasivetëm një muaj më parë i kishte mbaruar kontrata me Barcelonën.

Viti i fundit për të nuk ka qenë më i miri imundshëm. Pas largimit nga blaugranasit ku nuk arrit të gozhdojë një vend nëformacion të parë, ai u huazua përreth 2 vitesh tek skuadra e IstanbulBasaksehir.

Vjeshtën e kaluar Turan u përfshi në një sherrnë rrugë ku përfundoi me përdorimin e një arme zjarri nga ana e 33-vjeçarit. Aiqëlloi në ajër për të trembur të tjerët ku fatmirësisht askush nuk mbeti iplagosur.

Por drejtësia e dënoi me 2 vite e gjysmë burgpër kanosje të personit dhe armëmbajtje pa leje.

Sigurisht lojtari turk nuk kaloi asnjë ditë nëburg pasi paguajti një gjobë prej më shumë se 350 mijë paundësh.

Presidenti i klubit të Galatasaray-t, MustafaCengiz duke folur për incidentin e Turan u shpreh se ndihej shumë mirë menënshkrimin me të.

Gjithashtu ai deklaroi se ai incident nuk dotë pengojë punën e tij dhe nuk duhet të gjykohet nga asnjë pjesëtar I stafitapo lojtar I skuadrës.

“Nukkemi probleme personale me Turan. Njerëzit mund të bëjnë gabime” – tha Cengiz.