Klubi i futbollit A.S Roma ndryshon pronar

Multimiliarderi Dan Friedkin është pronari iri i skuadrës së Romës. Të dy palët firmosën një marrëveshje paraprake e cilazgjati për shumë orë dhe përfundoi pas mesnatës së djeshme.

Biznesmeni do të paguajë 591 milionë euro përtë marrë drejtimin e klubit, prej të cilave 500 milionë do të shkojnë përish-presidentin Pallotta dhe stafin e tij.

Ndërsa pjesa tjetër, do të mbetet capital përekipin. Disa drejtues të Romës zhvilluan një videokonferencë me Friedkinmbrëmjen e djeshme ku sipas mediave italiane u arrit dakordësia paraprake.

Gjithashtu Friedkin ka krijuar mundësinë etransferimit të pronësisë të Romës ku ai do të përfitojë 86.6 përqind tëaksioneve.

“Sontekemi nënshkruar dokumentet dhe ditët në vijin ne do të plotësojmë të gjithaprocedurat e tjera formale për të bërë dhe kalimin e klubit. Dan dhe RyanFriedkin treguan dedikim të madh për të përfunduar sa më parë këtë transaksion.Jam i sigurt që ata do të jenë pronarë të denjë për skuadrën e Romës” – u shpreh Pallotta.

Pallotta u largua pas 8 vitesh nën drejtimin eRomës, duke lënë prapra dhe një deficit rreth 100 mln eurosh.

Tani, rindërtimi i Romës është në dorë të DanFriedkin dhe djalit të tij Ryan.

Kjo duke rifilluar që me Drejtorin e PërgjithshëmGuido Fienga që ka një rol shumë të rëndësishëm në skuadër. Gjithashtu aiFriedkin duhet të kthejë sytë edhe nga Pellegrini dhe Zaniolo të cilëtkonsiderohen si e ardhmja e ekipit.

Roma e mbylli sezonin 2019/20 të Serie A nëvendin e pestë në kuotën e 70 pikëve duke siguruar kështu një vend në fazënplayoff të Europa League.

E ku ka më dhuratë më të bukur për Presidentine ri, se sa një fitore në fazën e Playoff-eve të Europa League përballë spanjollëvetë Sevillas në Duisburg, ndeshje e cila do të luhet mbrëmjen e sotme (6 gusht).