Klubet futbollistike bojkotojnë kampionatin pas 12 shtatorit: Të plotësohen kushtet nga Qeveria!

Liga Profesioniste e Futbollit nuk është dakord më ndryshimet e bëra në ligjin për sportin.

Kjo Ligë konstaton se këto ndryshime nuk i japinzgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushinpremtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkonnga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

  • Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  • Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  • Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  • Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

LIGAPROFESIONISTE E FUTBOLLIT”

K.F Tirana                               

K.F Laci                                   

K.F Teuta                                

K.F. Kukesi                              

K.F Partizani                           

K.S Kastrioti                            

K.F Skenderbeu                      

K.F Vllaznia                             

K.F Bylis                                  

F.K Apolonia