Klubet Superiores "kërcënojnë" me bojkotimin e kampionatit: Qeveria nuk na ka plotësuar kushtet, rrezikojmë kolapsin

Klubet e Kategorisë Superiore janë gati të bojkotojnëkampionatin, kjo pasi kërkojnë nga qeveria për të reflektuar lidhur mendryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani.

Gjatë mbledhjes së fundit me FShF-në dhe LigënProfesioniste të Futbollit u konstatua se këto ndryshime nuk i japin zgjidhjekërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet ebëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Këtë e ka bërë të ditur vetë FederataShqiptare e Futbollit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

Liga profesioniste e futbollit shqiptar kërkonnga qeveria plotësimin e disa kushteve ku ndër të tjera kërkojnë zerimin egjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për tëshmangur kolapsin financiar të klubeve.

Kushtete kërkuara:

1. Miratimine një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti ifutbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt realmbi ekonominë e futbollit.

2.Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në ereduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturënsportive.

3.Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura përtë shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4.Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistëtnga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi, të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.