Futbollistët e Premierligës shfrenohen në Ibiza, festojnë me femra dhe nuk ruajnë distancën sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2020, 19:03
Tre futbollistë anglezë të Premierligës Dele Alli, James Maddison e Jack Grealish janë fotografuar së fundmi duke kaluar pushimet në Ibiza në Spanjë.
Siç shihet nga fotot, të tre futbllistët janë duke festuar në një resort me një grumbull njerëzish, pa respektuar distancën sociale.
Jack Grealish është kritikuar edhe më parë për mosrespektim të rregullave gjatë pandemisë së koronavirusit. Në mars ai është parënë një festë ilegale së bashku me shokun e skuadrës Rosse Mcormack, ndërkohë qëe gjithë bota ishte në karantinë.
Rikujtojmë se Britania e Madhe ka vendosur karantinën edhe për udhëtarët që vijnë nga Spanja, kështu djemtë janë të detyruar që kur të kthehen në Angli ata duhet të bëjnë 2 javë karantinë.









