Kujdes me kollën! Futbollistët do ndëshkohen me karton të kuq
Koronavirusi ka ndikuar në të gjitha sferat e shoqërisë tonë. Shtetettashmë kanë filluar të përshtaten me stilin e ri të jetesës duke hartuar masadhe protokolle të ndryshme për të siguruar shëndetin.
E njëjta ndodh edhe me futbollin, ku federatat e shteteve të ndryshmekanë hartuar protokollet e tyre që duhet të ndiqen në fushë.
Por Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit ka ardhur me një vendim të ri,sipas të cilit, lojtarët që kolliten qëllimisht përpara kundërshtarit apozyrtarit të ndeshjes do të ndëshkohen menjëherë me karton të kuq.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në të gjitha nivelet e futbollit dhe doprovohet në ndeshjen mes Liverpool dhe Arsenal e vlefshme për kupën FACommunity Shield më 29 gusht.
Në dokumentin e publikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit thuhetse nëse gjyqtari i ndeshjes konstaton se një futbollist kollitet qëllimisht përparanjë lojtari tjetër, ai duhet ta ndëshkojë menjëherë me karton të kuq.
Por gjykimi është në dorën e arbitrit, dhe nëse ai mendon se kollitjanuk ishte e qëllimshme, mund të akordojë një karton të verdhë ose vetëm ta këshillojëlojtarin.