Masat për finalen e kupës, bllokohet perimetri rreth stadiumit, nuk lejohet grumbullimi i tifozëve

Stadiumi "AirAlbania" do të presë mbrëmjen e sotme finalen e Kupës së Shqipërisë, midisTeutës dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet në orën 20:00.

Policia e Tiranës ka dalë menjë plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes por edhe  moslejimin egrumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionitCOVID-19.

Policia niofton se do të lejohen të futen në stadium vetëmata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmine ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do tëndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj tëgjithë personave përgjegjes.

Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo nëambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjene tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:30deri në përfundim të aktivitetit, janë:

- Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “DervishHima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi merrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorëte Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhesheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për tëevituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore tëlartpërmendura në oraret e caktuara.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim merigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes sëCOVID-19