Teuta fiton Kupën e Shqipërisë me shifrat 2-0

Skuadra eTeutës fitoi Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e sotme (2 gusht), një përballje meTiranën e cila përfundoi me shifrat 2-0.

Duket sedjemtë e detit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën teksa kanëshënuar që në minutën e dytë me anë të Hoxhës.

Pjesa e parëe takimit është mbyllur me rezultatin minimal 1-0.

Ndërkohë nëpjesën e dytë shënoi Vila në minutën e 78' duke dyfishuar shifrat e duke idhuruar kupën Teutës.

Skuadradurrsake kishte që në sezonin 2004-2005 që nuk fitonte një kupë.

Tiranakërkon një tjetër sukses pasi siguroi kampionatin shqiptar dy javë më parë.

Ndeshja poluhet pa tifozë për shkak të masave anticovid.

Kryeredaktorii sportit në RTV Ora, Altin Sulçe përcolli live atmosferën e krijuar rrethstadiumit kombëtar.

Sulçe: Jemi me finalen e Kupës së Shqipërisë. Sot Tirana ka një tjetër shans për të fituar një tjetër kupë të rëndësishme. Përballë kryeqytetasve vjen Teuta. Të dyja festojnë 100 vjetorin e krijimit teksa Teuta do të tentojë fitoren e kupës. Pavarësisht se nuk ka tifozë, dëgjohen ovacione nga pjesëtarët e stafit në mbështetje të skuadrave të tyre. Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë perimetrin ku vijon kontrollet për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar.

Shikoni fotogalerine

https://youtu.be/AarVGe-x-Tw