Veliaj nuk është infektuar me Covid -19, ka këputur ligamentin - Elio Laze lëshon bombën
Elio Laze,gazetari investigativ i RTV Ora & Ora News këtë të premte ka dhënëintervistën e tij të parë personale për "Ora Verore", me gazetarindhe autorin e emisionit, Ronaldo Sharka.
Teksa fletpër karrierën dhe familjen, Sharka nuk mund të mos rrinte pa pyetur Elionlidhur me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj me të cilin gazetariinvestigativ shpesh ka pasur përplasje për shkak të kronikave që nxjerrin zbuluarVeliaj.
Në vijimin ebisedës për Veliajn, Sharka e pyeti Lazen nëse ky i fundit ka informacionerreth lajmit se Veliaj është infektuar me Covid-19, rreth vërtetësisë së tij,lajm të cilin ky i fundit zgjodhi t'a ndante vetë me ndjekësit e tij online.
“Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka bërë njëstatus në rrjetet sociale se është i infektuar me Covid-19, ndërkohë po atëditë, burimet e mia dhe të disa personave të tjerë, të cilat po të them që nukjanë të konfirmuara por janë burime informacioni, më tregojnë që nuk ështëinfekuar nga Covid-19 por ka këputur ligamentin, për të cilën edhe në këtë rasti uroj shërim të shpejtë, njësoj siç edhe presidenti i Ora News-it i uroishërim të shpejtë"- u shpreh Elio Laze për "Ora Verore", përmë tepër ndiqni intervistën e plotë.