Kaos me rrugët, Veliaj e inaguroi, Bashkia sërish punime te Komuna e Parisit

Bashkia e Tiranës e ka kthyer në praktikë pune që të rihapë punimet në rrugë që inaugurohen më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Tashmë janë banorët e zonës së Komunët e Parisit që ankohen për kthimin e rrugës sërish në kantier ndërtimi, kur inaugurimi i saj u realizua pak kohë më parë.

Për bashkinë e Tiranës duket se tashmë është bërë në praktikën e saj të punës që pas inaugurimit të një rruge, ta rikthejë përsëri në kantier ndërtimi. 

Vetëm pak muaj më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj inaguroi sheshin te "Komuna e Parisit", ku vendosi edhe bustin e Selam Musait.

Por vetëm 7 muaj paskëtij inaugurimi, në të punimet kanë nisur përsëri.

Me rrugë të ngushta e me pluhur në këtë kohë temperaturash të larta e pandemie, banorët e zonës shprehin shqetësimin e tyre. 

Kjo tabelë, megjithëseme gabime drejtshkrimore, u kërkon qytetarëve të tregohen të duruar pasipunimet po kryhen për kushte më të mira.

Vetë banorët thonë sekjo tashmë është bërë e zakonshme.

Kjo situatë bëhetedhe më shqetësuese për përdoruesit e automjeteve, të cilët në shumë raste duhettë përballen me trafik për shkak të ngushtimit të këtij segmenti.