Studimi, Covid-19 mund të përhapet më lehtë sesa mendohej në shkolla

Koronavirusi mund të transmetohet më lehtë nëmjediset shkollore dhe kampet verore. Kjo gjë u kuptua pas shfaqjes së detajevetë reja të shpërthimeve në shtetin amerikan të Xhorxhisë dhe në Izrael që kanënënvizuar rreziqet e rihapjes së shkollës.

Një raport i Qendrave Amerikane për Kontrollindhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për një shpërthim në një kamp veror në Xheorxhiasugjeron se fëmijët - madje edhe rastet asimptomatike - mund të luajnë një roltë rëndësishëm në transmetimin e komunitetit të Covid-19.

Pretendimi bie ndesh me një numër studimesh tëmëparshme ku duket se konsensusi është se fëmijët rrallë transmetojnë virusinmidis tyre ose njerëzve të tjerë.

Këtë javë 260 punonjësve në një nga rrethet mëtë mëdha të shkollave të Xhorxhisë iu ndalua të hynin në shkollat ​​e tyre përtë planifikuar rihapjen sepse ata ose kishin virusin ose kishin qenë në kontaktme një individ të infektuar.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar të asaj qëduket se ka qenë një ngjarje "super-përhapëse" në Xheorxhia, ku mëshumë se 200 adoleshentë që morën pjesë në një kamp veror YMCA u infektuan brendanatës.