Dy spitalet Covid drejt ezaurimit të kapaciteteve, i treti do të nisë punën me 40 shtretër
Numri i pacientëve tështruar në dy spitalet Covid është tepër i lartë. Në të nuk ndodhen të shtruar vetëm pacientët ekonfirmuar me koronavirus, por edhe atë të cilët kanë probleme të tjerapulmonare apo të dyshuar si Covid. Shumëshpejt do të hapet spitali Covid 3 dhe në krye të tij pritet të jetë mjekuArjan Harxhi.
Prej kohësh tashmë Ministria e Shëndetësisë njofton segjendja në dy spitalet Covid është shqetësuese, në 24 orët e fundit ishin 116 pacientëtë shtruar në spitalin Infektiv dhe në Spitalin "Shefqet Ndroqi".
Por këto shifra të Ministrisë janë vetëm për personat tëcilët janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Në ambientet e këtyre dyspitaleve ka dy zona, e kuqe dhe e gjelbër, ku qëndrojnë përkatësisht personatpozitiv me Covid dhe ata me probleme të tjera pulmonare.
Kështu mësohet se në spitalin "Shefqet Ndroqi"janë të shtruar rreth 190 pacientë, nga të cilët vetëm rreth 50 janë pacientëtë infektuar.
Kujtojmë që spitali "Shefqet Ndroqi" ka njëkapacitet prej 200 shtretërish, por këto shifra tregojnë se hapësirat në të poezaurohen.
Ndërsa në spitalin Infektiv janë rreth 90 pacientë tështruar, disa pozitiv me koronavirus dhe disa jo.
Pritet që shumë shpejt të hapet spitali Covid 3 dhe mësohetse do të hapet fillimisht me 40 shtretër.
Në inaugurimin e këtyre ambienteve Ministria e Shëndetësisëdeklaroi se spitali Covid 3 do të ketë në dispozicion të të prekurve me koronavirusrreth 125 shtretër.
Covid 3 do të shërbejë si strukturë spitalore karantinë ku dotë trajtohen pacientët, të cilët janë në fazë shërimi.
Mësohet se një nga emrat që po diskutohet se do të drejtojëspitalin Covid 3 është doktor Arjan Harxhi, i cili aktualisht shërben nëspitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë pritet ti dërgojë Fakultetit të Mjekësisënjë kërkesë për të zhvilluar praktika me mjekë dhe infermierë për tu trajnuarpër përballimin e situatës së koronavirusit.