Kosovë, 40 mijë humbën punën, deri në shtator, shifra do arrijë 60 mijë po s'ndryshoi situata

Ekonomianë Kosovë si në çdo vend tjetër të prekur nga pandemia është në gjendje të vështirë.Izolimi dhe masat e ndërmarra nga qeveria pritet të kushtojnë vendin e punësrreth 60 mijë qytetarëve nëse rrethanat do mbeten të njëjtat.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë nëmuajin mars, besohet se kanë humbur vendin e punës rreth 40 mijë persona, dheprirja është që 20 mijë të tjerë t'i shtohen listës së shpejti.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur tëSektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, shumica e të papunëve është shënuarderi në fund të muajit qershor, por as vjeshta nuk rezervon optimizëm.

"...nësevazhdon ky trend kështu, në fakt mendojmë që fundi i shtatorit do të jetë mbi60 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur vendin e punës. Njëfarë forme punëtorëtobligohen që edhe vetvetiu ta lëshojnë vendin e tyre të punës sepse pagat janëtepër të ulëta dhe pronarët e kompanive gjejnë një shprehje se gjëja nuk kanëpunë...”

Në një intervistë për agjencinë vendëse tëlajmeve, "KosovaPress", Azemi thotë se rol të madh në numrin e tëpapunëve po luajnë kushtet këqija në të cilat punohet.

Ai deklaron se të drejtat e punëtorëve tësektorit privat në Kosovë shkelen më tepër se në çdo vend tjetër të rajonit, esidomos në këtë kohë pandemie ai thotë se gjendja nuk ka qenë asnjëherë kaq erëndë.

 “...një gjendje e cila ndoshta organetkompetente që janë e kanë lënë në renditjen e pesë ose gjashtë, kështu që shumëpak po merren me atë. Edhe pse në këtë kohë kemi numrin maksimal i shkeljeve tetë drejtave të punëtorëve, duke u nisur nga orari i punës, pagesa e punës,mungesa e pushimit vjetorë, mungesa e pushimeve mjekësore, dhe të gjitha.”

Situata me kovidin-19 në Kosovë mbetetserioze, aktualisht me gati 4 mijë të infektuar aktivë, 250 të rinj vetëm ditëne hënë ndërsa numri i viktimave ka kaluar shifrën 256.

Në shumicën e komunave kosovare janë duke uzhvilluar aktivitete të shtuara të inspektimeve që nga hyrja në fuqi të masavetë reja nga Qeveria, janë shtuar veprimet sidomos në fushën e gastronomisë dheapelet ndaj qytetarëve që të mbajnë maskat gjatë gjithë kohës.