Elbasan, një sasi lënde plasëse shpërthen pranë lokalit të futbollistit

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Elbasan pranë një lokali.

Fatmirësisht shpërthimi i ndodhur rreth orës 04:00ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Mësohet se lokali është në pronësi të futbollistit Mateo Toçi dhe Krios Toçi.

“Në orëte para të mëngjesit në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan në pjesën ejashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T.,  në pjesën e jashtme të lokalit  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, duke shkaktuar  vetëm dëme të vogla  materiale.” – njoftonpolicia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

https://youtu.be/HUMBjJKRIs8