Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Të shqetësuar nga situata në mjediset e TV Ora dhe klima e punës së gazetarëve
Përmes një postimi në Facebook, Unioni iGazetarëve Shqiptarë ka reguar duke shprehur shqetësimin për sulmin ndaj RTVOra.
UGSH shkruan se ditën e sotme do të mbajë një qëndrimrreth situatës dhe pasojat që sjell mbi punën e gazetarëve të Orës.
“UGSH i shqetësuarnga situata ne mjediset e TV Ora dhe klima e punes se gazetareve te këtijtelevizioni. Gazetare te redaksive te Ora TV kane qëndruar sot ne studiot etelevizionit, gjate transmetimeve me simbolin e shenjës se gojekyçjes. Ka qenekjo forma e demonstrimit te qendrimit refuzues dhe protestes ndaj prezences setrupave policore te armatosura, ne mjediset e kesaj medieje.
Unioni i Gazetareve Shqiptare po ndjek me vemendje te gjithe situaten e krijuar me stafet redaksionale dhe ne veçanti me gazetaret e kesaj medieje audiovizive, pas aktit te sekuestros qe shpalli SPAK, ndaj pronave te pronarit te televizionit. UGSH do te kete diten e neserme nje qendrim rreth situates dhe pasojave qe sjell mbi punen dhe veprimtarine e gazetareve te kesaj medieje, akti juridik i SPAK si dhe mbi ecurine e metejshme te kesaj medieje informative.”
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News