Goditje politike e paprecedentë: SPAK sekuestron RTV Ora dhe Ora News

Goditje politike e paprecedentë: SPAK sekuestron RTV Ora dhe Ora News

Goditje politike ndaj dy mediave, RTV Ora dhe Ora News. Në mënyrë të paprecedentë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë urdhëroi sekuestrimin e dy televioneve ndërkohë që forcat special kanë rrethuar godinën e dy televizioneve.

Tirane- Në mënyrë të paprecedentë, presidentit të Yldon Media Grup Ylli Ndroqi i është kërkuar paraqitja ne policinë e Tiranës.

Në mënyrë të paprecedentë, presidentit të Yldon Media Grup Ylli Ndroqi i është kërkuar paraqitja ne policinë e Tiranës.

Me forca të shumta të operacionales, me maska dhe me armatime të rënda si dhe me disa mjete policie, Ndroqi është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Tiranës ku i është kërkuar sqarim mbi disa prona.

Avokati Alban Qafa Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetë makinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën. Kemi ardhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut. Në afat 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.

Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet.”

Pasi ka qëndruar për disa minuta në ambientet e rendit të kryeqytetit, presidenti i Yldon Media Grup është lënë i lirë, ndërsa avokatët theksuan se vendimi është i padrejtë. Ata thanë se do ta apelojnë atë brenda afateve ligjore, pasi zoti Ylli Ndroqi disponon gjithë dokumentacionin për justifikimin e pasurisë dhe se ky veprim i SPAK dhe policisë, është i nxitur politikisht

Preteksti per te mbyllur gojen

Nga ana tjetër edhe Rtv Ora dhe Ora News e cilësojnë procedurën e ndjekur dhe deklaratën e SPAK si një sulm i pastër politik.

Pasuria e zotit Ylli Ndroqi duket se po përdoret si preteks per ti mbyllur gojën edhe mediave të tij të cilat kanë mbrojtur interesin e qytetarëve dhe denoncimit të aferave të pushtetit qendror dhe vendor.

Ky akt i pa ndodhur më parë me sekuestrimin e mediave vjen në një moment kur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet gjyqi për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Vendim që erdhi pas shantazheve ndaj gazetarëve.

Prej kohësh televizioni gjendet nën presion për shkak të kronikave të publikuara, investigimeve por dhe verifikimet mbi tenderat e zhvilluar në disa bashki por dhe në ministritë e vendit.

Vetëm pak muaj më parë, nëpërmjet inspektoriatit shëndetësor u tentua padrejtësisht mbyllja e RTV Ora me pretekstin e shkeljes së protkolleve anti covid por pak javë më pas edhe vetë drejtuesja e institucionit që dha këtë urdhër rezultoi e prekur nga COVID 19. Mes pronave të renditura në listën e SPAK ndodhen edhe automjete të blera me kredi për të cilat ka dokumentacion të plotë bankar.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme SPAK ylli ndroqi Aktualitet SPAK heton Ndroqin sulm ndaj RTV Ora sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET