Kim Mehmeti: Policët në oborrin e RTV Ora tregojnë se Shqipëria është zaptuar nga burrështetas hajdutë

Publicisti Kim Mehmeti  ka  reaguar për sulmin politik ndaj Rtv  Ora dhe Ora News.

Me ironi ai shprehet se "të kërkosh nëpër ‘Shqipëritë’ tona politikanë që kurrë nuk i kanë futur duart në ‘xhepat’ e shtetit dhe të krimit, është njësoj si në shtëpi publike të kërkosh vash të virgjër.

Andaj, vijon ai, mos pandehni se ka drejtësi aty ku burrështetasit hajdutë eluftojnë ‘krimin’, duke i ndëshkuar kundërshtarët e vet politik.

Mehmeti: ‘Shqipëritë ‘ tona do bëhen shtete të së drejtës atëherë kur do ndëshkohen hajnat që u pasuruan duke u marr me politikë, e pastaj edhe gjithë të tjerët!

Sipas Mehmetit, policët në oborrin e RTV Ora, sot përcjellin vetëm një porosi: Shqipëria është e rrethuar dhe e zaptuar nga burrështetas hajdut, të cilët nuk e luftojnë krimin por duan ta heshtin të vërtetën kriminale për vetveten!"

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News