Koka: Nëse ndërkombëtarët janë miq të shqiptarëve dhe jo rrogëtarë të Rilindjes, të dënojnë sulmin ndaj medias

Gazetari, Bledian Koka, kërkon një reagim ndaj Ambasadorëvetë huaj në vendin tonë për sulmin politik ndaj Rtv Ora dhe Ora News.

Koka: Pronari i kësaj mediaje i ka dërguar më shumë se një ambasade një dosje të plotë me të gjitha shantazhet që i janë bërë nga Erion Veliaj me zë, figurë dhe sms. Nëse këta ndërkombëtarë janë miq të shqiptarëve dhe jo rrogëtarë të Rilindjes shpresoj shumë që të reagojnë dhe ta dënojnë këtë akt të fëllliqur që ka ndodhur sot ndaj medias dhe jo vetëm ndaj bizneseve, shpresoj shumë që të ndodhë.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se të gjithë mediat duhet tësolidarizohen kundër këtij turpi të madh ndaj lirisë së fjalës.

Koka: Ne si media duhet të jemi të solidarizuar 100% ndaj kësaj masakre, këtij turpi të madh që po ndodh ditën për diell, në verë ku njerëzit janë me pushime. Ky shtet funksinon ose natën si me Teatrin, ose ditën kur njerëzit janë me pushime. Ky shtet nuk di të funksiojë normalisht, di vetëm të godasë pabesisht, dhe vetëm në mënyrë antiligjore. Zoti Ndroqi si bizsnesmen që ka funksiopnuar dhe funksionon me letra, me dokumenta, me taksa, fatkeqësisht ka të drejtën të marrë të njëjtat hapa që mori biznesmeni Françesko Begeti.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News