Koka: Drejtësia e kontrolluar nga Veliaj, halli i tij është akuza për shantazh ndaj një mediaje private

Gazetari, Bledian Koka, thotë se SPAK po keqpërdoretdhe është nën kontrollin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-ministrit FatmirXhafaj.

Sipas tij, problemi real i Veliajt nuk ështërefuzimi i kasetave të gatshme nga Rtv Ora dhe Ora News pasi ka ku e bënpropagandën, por ai është në vështirësi pasi gjendet nën akuzë për shantazh tënjë mediaje private.

Koka: Erion Veliaj nuk e ka problem refuzimin e kasetave, se ka kaq shumë media, ka dhe të veten po të doni që e investon me para, SPAK nëse do të funksiononte normalisht duhet të hetonte disa portale por edhe gazetarë që i bëjnë temena nga mëngjesi deri në darkë Erion  Veliaj. Kryetari i bashkisë që me para publike paguan një armatë të vërtetë mercenarësh propagande, kryetari i bashkisë që ka dërguar mesazhe kërcënuese në adresë të Rtv Ora. Problemi real i Veliaj është se sot është nën akuzë për shantazh ndaj një mediaje private.

Në një shtet normal që nuk ka lidhje me Zimbave, që ka kaq shumë ambasadorë që shqetësohen për sistemin e drejtësisë në vend, ky do të ishte problemi serioz sesi ka mundësi që një drejtues kaq i lartë të shantazhojë një media që të mbyllë gojën për të vërtetat që thotë nga mëngjesi deri në darkë.Ky sistem i drejtësisë  që kemi në këto momente nuk është i kontrolluar nga Edi Rama, por Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, ku pak nga pak po e marrin në dorë.

Ky është lajmi më i keq që mund ti ndodhë një vendi si Shqipëria që edhe pa këta individë ishte i rrezikuar të rrëshqiste në fashizëm. Nëse zoti Ndroqi do të ishte pjesë e një verifikimi këtë proces duhet ta bënte OFL.Ndalimi i Ylli Ndroqit sot ka qenë skandaloz. Është njeri publik që mund të njoftohej me telefon.I gjithë ky mllef do të dështojë.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News