RENEA u keqpërdor, 3 orë në oborrin e televizionit, gazetarët e Ora News i çojnë ujë

Redaktori i departamentit të lajmeve në RTV Ora dhe Ora News, Trashgim Sokolaj thotë se RENEA u keqpërdor duke u urdhëruar të vendoset për tre orë në oborrin e Radio Televizionit Ora dhe Ora Neës.

Trashgim Sokolaj: RENEA është reparti i eliminimit dhe neutralizimit të elementëve të armatosur, kush në Ora News është me armë dhe përbën rrezik për shoqërinë që RENEA të vijë me maska dhe me armë?!

Në vend që të shkojë të godasin bandat sepse Shqipëria është mbushur me banda dhe sidomos në 8 vitet e fundit. Nuk është RENEA për tu vendosur në oborret e televizioneve, RENEA është për të shkuar atje ku janë strofkullat e kriminelëve.

Të lënë RENEA-n të bëjnë punën e saj. Kanë tre orë që rrinë në mes të vapës dhe një koleg i mi i coi ujë për të mirë. Cfarë rrezikshmërie ka këtu? Pronari i Ora News dhe stafi i Ora News kanë qenë përditë këtu”

Mesditën e sotme u mësua se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kerkesen e SPAK kishte vendosur sekuestro ndaj televizionit Ora dhe Ora News. Por gazetatët kanë një mesazh.

"Ne jemi gazetarë, kemi ardhur në punë dhe do të vijmë sërish nesër. Do të vazhdojmë pa u trembur. Për dikë që mendon se mund të jemi të frikësuar apo të trembur gabohet.

Meqë ndodhemi para këtij fakti është një moment për ta sqaruar një herë e mirë këtë histori, që është përdorur edhe nga zoti Veliaj apo dikush që mund të jetë atakuar nga kronikat e mediave ku unë punoj.

Është rikthyer sipas interesit, nuk u pëlqen diçka nga website i Ora News apo kronikat e televizionit dhe e rikthejnë. "  

Sokolaj nenvizon se nuk ka bazë ligjore dhe juridike mënyra si shprehet SPAK në vendim dhe ajo çfarë thuhet në njoftim është "standard totalisht i papranueshëm, që ambasadat duhet ta mbajnë shënim dhe organizatat që monitorojnë drejtësinë shqiptare ta mbajnë shënim"

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News