Demalia: SPAK-u ta fillojë punën nga Top-Channel dhe TV Klan që kanë abuzuar me pushtetin

Për analistinIlir Demalia, Edi Rama ka blerë gjithë median në vend.

Në njëlidhje Skype me Ora Neës, Demalia tha se SPAK-u duhet ta fillojë punën ngaTop-Channel dhe TV Klan që, sipas tij, kanë bërë korrupsion dhe abuzim mepushtetin.

Demaliashtoi se e gjitha kjo po bëhet që t’i mbyllet zëri televizionit Ora.

Demalia: EdiRama ka vënë përfund gjithë median duke e blerë. Dhe SPAK-u ta fillojë punënnga Top-Channel sepse është krijuar me kontrabandë. Nëse flasim për korrupsiondhe abuzim me pushtetin, SPAK-u duhet të fillojë me TV Klan me Fevziun dheAleksandër Frangaj. Ç’është ky selektim?

Nuk e di pse për kaq kohë Ora është përballënjë presioni të tillë dhe ndryshe nga mediet e tjera nuk është zbythur. SPAK-u duhettë marri në gjykim më së pari politikën dhe shtetin e Edi Ramës, që i janëkapur disa ministra me trafiqe. Pra, pse SPAK-u nxitohet? Ylli Ndroqi ka tëdrejtë që të jetë i lirë dhe të bëjë biznese, se nuk po shkon të bëhet deputet.Ndërsa këta që kanë krime pas krimesh, këta bëjnë një krim të ri duke dashur tëmbyllur zërin e TV Ora.

SipasDemaliajt, median e kanë frikë vetëm diktatorët dhe se SPAK-u merret me këtoveprime sepse është i emëruar nga ky pushtet.

Demalia: SPAK-uështë mirë që të merret nga krimi, por nuk ka se si të merret se është emëruar ngaky pushtet. Median e kanë frikë vetëm diktatorët. SPAK pse nuk e fillon aty ku ështëkoka e krimit, aty ku është shteti? Po u mbyll dhe Ora, s’ka më. Ora ka nxjerrëskandale nga të dyja krahët e politikës.