Sulm politik ndaj RTV ora dhe Ora News, Brahim Shima: Presion për te mbyllur fjalën e lirë

Drejtorii informacionit  të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shiha e quan vendimpolitik dhe presion për te mbyllur dy televizionet në një kohë kur zoti Ndroqi ështënë gjyq me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngrendaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë te tille.

Brahim Shima: Pakminuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisësë Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Përmendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndajtelevizionit Ora dhe Ora News. Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë përmbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Orambetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është evërtetë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmëse gjithë kjo nismë është në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është nëgjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuzatë paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edheSPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur kandodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar nëmënyrë të tillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi injë automjeti. Nuk më duket normale sepse ky është presion politik ndajtelevizionit Ora.

Gazetarët e Orës nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës ashtu sikurse ndodh. Gjithçka do të jetë edhe më e fortë se më parë. Këtë herë, përpos lajmit do të japim të plotë edhe mendimin tonë, në lidhje me atë që bëjnë institucionet shtetërore. Gjithmonë është kërkuar që të thuhet e vërteta. Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News