Kryetari i bashkisë Gjirokastër: Kush ka gisht në zjarrvëniet e ditëve të fundit, do të marrë ndëshkimin e merituar, zero tolerancë!
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi kareaguar në një postim në faqen e tij në facebook lidhur me situatën kritike tëzjarrvënieve.
Golemi shkruan se çdo neglizhencë apo pakujdesi mund tëjetë jetë fatale për qytetarët e Gjirokastrës.
Ai shton se kushdo që ka gisht në zjarrvëniet e ditëvetë do të marrë ndëshkimin e merituar siç e parashikon ligji.
“Nisur ngasituata e krijuar prej dy ditësh në territorin e Bashkisë Gjirokastër, ku kapatur disa vatra zjarri, dua të përsëris një THIRRJE TË FORTË, kryesisht përbanorët e fshatrave: Mos luani me zjarrin! Çdo neglizhencë apo pakujdesi ejuaja, por edhe tentativat e qëllimshme për të ripërtërirë kullotat, mund tëjenë fatale për ne.
Rrezikoni jetëne pronën tuaj e të komunitetit, shkatërroni mjedisin dhe na vendosni tëgjithëve përballë një emergjence nga e cila nuk e dimë si dalim, sado të zotëqë të jemi në mjete e burime njerëzore. Me zjarrin nuk bëhet shaka dhe këtë s’ethem thjesht unë, por e di i madh e i vogël mbi këtë tokë. Kushdo që ka gishtnë zjarrvëniet e ditëve të fundit, por edhe në çdo rast tjetër, do të marrëndëshkimin e merituar siç e parashikon ligji. Zero tolerancë për piromanët!
Shërbimi Zjarrfikës, Policia e Shtetit dhe strukturat tona të Pyje Kullotave janë në terren për të bërë gjithçka na takon dhe është në dorën tonë që të kalojmë këtë emergjencë. Por lufta me zjarrin nuk fitohet duke na lënë vetëm. Ju lutem tregohuni të përgjegjshem dhe MOS LUANI ME ZJARRIN!”