Avokatët: Do ankimojmë vendimin e SPAK, pasuria e Ylli Ndroqit nga aktiviteti i shoqërive dhe kreditë bankare
Brenda 5ditëve presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendiminGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin eOrganizuar e cila vendosi sekuestro të pasurive në ngarkim të tij dhefamiljarëve.
Mes pasurivetë sekuestruara janë dhe kuotat aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a.
Në një prononcimpër median, mesditën e sotme avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallëtmë të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë nëmënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK.
Ndërkohë një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti i Yldon Media Group ndodhet në gjyq me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj
Avokatët equajnë presion politik vendosjen e sekuestros dhe mohojnë që zoti Ndroqi ështëshoqëruar në polici pasi ndaj tij nuk ka asnjë urdhër arrest apo ndalim.
Avokati Alban Qafa: Ka qenëduke udhëtuar me makinën e tij, kanë shkuar forcat operacionale për të marrëMercedezin me të cilën po udhëtonte. Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetëmakinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën.
Kemi ardhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut. Në afat 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.
Pasuria e ligjshme
Avokatët deklarojnë se pasuria e zotit Ndroqi ka burime të ligjshme.
“Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar ngaburime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit.Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditëbankare. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që pozhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në vazhdim do tëtregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet.”
Ky është një presion politik ndaj RTV Ora dhe Ora News” deklaron drejtori i informacionit Brahim Shima.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News