Zaimi: Vetëvendosje do të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri, hapja e listave nuk sjell asnjë funksion

Në një intervistë për Ora News,aktivisti i Vetëvendosjes Arbër Zaimi tha se listat e hapura nuk asnjë funksiondemokratizuar dhe kjo, sipas tij, është provuar edhe në Kosovës.

Zaimi u shpreh se me pragun e dyfishtëdhe rajonalizimin proporcional lëvizjeve të reja u hiqet mundësia për tu futurtë politikat elektorale.

Arbër Zaimi: Shoh që ka një naivitet të madh kur shoh se paraqitet se listat e hapura paraqiten si një zgjidhje për demokracinë që është e kapur tashmë. Ne mendojmë se me një artificë ligjore, do t’ua marrin pushtetin kryetarëve të partive. Kjo është e gabuar, pasi është studiuar se listat e hapura nuk e kanë këtë funksion. Kosova ka listat e hapura, por partitë janë tërësisht të kontrolluara nga liderat e partive. Partitë në Kosovës janë me emra.  Unë mendoj se kërkesa është fiktive nga Rama për të hequr mendjen nga dështimet shëndetësore dhe për të krijuar një shtypje të frymës opozitare.

Me pragun e dyfishtë dhe rajonalizimin proporcional lëvizjeve të reja uhiqet mundësia për tu futur të politikat elektorale. Është e vërtetë që LëvizjaVetëvendosje është e interesuar që të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëridhe mendoj se do të hidhet një hap i tillë i cili do të njoftohet. Unë mendojse një veprim i tillë do të konsultohet brenda strukturave tona demokratike. PavarësishtVV, ne jemi të detyruar që të themi të vërtetën.

Për Zaimin, këto janë hile të Ramës përtë kapur shtetin dhe nëse kërkohet demokratizimin duhet që të ketë sistemproporcional kombëtar.

Arbër Zaimi: Këto ndryshime kushtetuese dhe kjo reformë elektorale nuk është në të mirën e përgjithshme, por një hile për të forcuar kapjen e shtetit nga Edi Rama. Nëse duan forcimin e demokracisë duhet të ishte shndërruar vendit në një zonë elektorale me proporcional kombëtar. Kështu nuk humbasin votat e asnjë subjekti. Do të duhet që të vendosej demokratizimi i partive. Nuk mund të shkelet statusi i partive dhe të mos mbajnë përgjegjësi.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti