Rriten shifrat e Covid-19, në 24 orë 4 viktima, 120 raste të reja dhe 119 në spital
Në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetënnga Covid-19.
Ndërsa numri i rasteve të reja është rriturnga dita e djeshme duke shënuar 120 të infektuar të rinj.
Ndërkohë, në spital po trajtohen 119 persona,ku 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.
Viktima - Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dyspitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare ngaLushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67vjeçar nga Fieri.
Nëspital - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin“Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prejtë cilëve pacientë të intubuar.
Testimedhe raste - Në 24 orët e fundit, janë kryer 510testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është sivijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan,5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë,nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.
Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrine të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialeedhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe tëzbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi nënumrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 përkëshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21,Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:
Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24