Poli i drejtësisë apo poli i miliona eurove?! PD denoncon aferën me pallatin e drejtësisë
Departamenti antikorrupsion në Partine Demokratike,nëpërmjet një investigimi të titulluar “poli i drejtësisë apo poli i milionaeurove?!” denoncon atë që e quanaferë me pallatin e drejtësisë. PD thotë se qeveria ka blerë nga Dhoma e Avokatisëtokën që i fali 7 vjet më parë.
Departamenti antikorrupsion në partinë demokratikeka publikuar një investigim, ku pretendohet aferë korruptive me pallatin edrejtësisë.
Ky investigim nxjerr në pah se qeveria nëpërmjetnjë kontratë sekrete shumë e së cilës mendohet të jetë rreth 11 milion euro ka blerënga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë.
“Përse Këshilli iMinistrave nuk e publikon kontratën e lidhur me DHKA-në?
Përse kujdeset aqshumë që në vendimin e tij të mos rezultojë asnjë vlerë konkrete e çmimit tëblerjes, por referon tek projekt-kontrata, por që nuk ia bashkëlidh vendimit tëpublikuar, sikundër përcakton vetë vendimi? Si e justifikon vlerën e raportuarnga mediat, 11 mln Euro, të godinës së DHKA-së, e cila u ndërtua pakundërshpërblim mbi truall shtetëror?Nuk ishte alternativë më ekonomike ndërtiminga vetë shteti i kësaj godinës së nevojshme?”
PartiaDemokratike thotë se kjo është një aferë e pastër ndaji kërkon SPAK të nishetimet, edhe pse dyshon se kjo do të ndodh.
“Përballëmungesës së përhershme të vetëdijes mbi detyrimin për transparencë tëkryeministrit, SPAK ka detyrimin të hetojë...por dhe të vepruarit e SPAK-uttashmë është bërë si puna e hallës.”
Në vitin 2013 këshilli i ministrave i kaloi dhomës kombëtaretë avokatisë 25 000 metra katror toke për ndërtimin e shkollës kombëtare tëavokatisë.
7 vite me pas, qeveria e bleu këtë toke bashke me njëgodine 3-katëshe, rreth 11 milion euro për të vënë në dispozicion të organeve tëreja të drejtësisë.