Shkodër, turizmi në pikiatë operatorët i kërkojnë ndihmë qeverisë

Pandemia ekoronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë sektorit të turizmit i cilindyrshe nga vitet e tjera ka një numër të reduktuar pushuesish. Drejtuesit eturzimit në bashkinë Shkodër kërkojnë ndërhyjen e qeverisë për të ndihmuarbiznesin përmes lehtësimit të taksave dhe mekanizmave të reja financiare.

Ndërsa jemi në gjysmën e sezonit turistik, përfaqësuesite turizmit ndihen në vështirësi.

Ndryshe nga vitet e kaluara ky sezon turistik kashënuar një numër shumë më të ulët turistësh.

Drejtuesit e turizmit në Bashkinë Shkodër kërkojnëmbështetje nga qeveria.

Mema:Jo vetëm lehtësimin nga taksat, por dhendërmjetësimin me bankat e nivelit të dytë do të ishte i jashtëzakonshëm në mënyrëqë të ulen interesat.

Ndryshe nga Velipoja dhe Thethi të cilat presinvizitorë vendas, sitet arkeologjike dhe muzetë janë thuajse bosh në pjesën mëtë madhe të ditëve.

Mema:Sivjet paraqitet pothuajse zero vizita.

Mbyllja e kufijve ka anuluar të gjitha rezervimet etë huajve si dhe pamundësia e lëvizjes së emigrantëve janë një tjetër mungesë emadhe që sjellin të ardhura në ekonomi.

Mema:Dhe udhëtimet e organizuara që vijnë ngavendet e tjera nëpërmjet agjencive turistike drejt Shkodrës janë thuajsetotalisht të anuluara.

Bashkia Shkoder të vetmen ndihmë që ka patur në dorëtë japë, atë të faljes së taksave e ka realizuar, por tashmë sipas drejtorisësë turizmit, është radha e qeverisjes qendrore të veprojë në këtë drejtim.