38 vjeçarja e dhunuar në banesë dhe e hedhur nga ballkoni në Patos ishte me urdhër mbrojtje nga ish bashkëshorti 47 vjeçar.  Gruaja ishte ndarë për shkak të dhunës së vazhdueshme, dhe kishte tentuar të ndërtonte një jetë të re me dy vajzat e saj.

Ndarja dhe urdhëri i mbrojtjes nuk e shpëtuan një 38-vjeçare nga Patosi që të bjerë pre e dhunës nga ish-bashkëshorti.

Ajo u dhunua dhe u hodh nga ballkoni i banesës ku jeton me qira prej tre muajsh bashkë me dy vajzat e mitura.

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen nr. 1 të qytetit të Patosit, ku gruaja 38-vjeçare po tentonte të ndërtonte një jetë të re.

Ajo kishte nisur punë në një fasoneri, siç tregojnë fqinjët.

Sipas burimeve 47-vjecari, Sajmir Rrapollari, në mënyrë të vazhdueshme shkonte pranë banesës ku jetonte ish-bashkëshortja me dy vajzat.

Ditën e ngjarjes, çifti mësohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal dhe më pas burri e ka dhunuar e më pas e ka hedhur gruan nga ballkoni.

38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdes mjekësor, pasi ka pësuar fraktura në trup dhe ka pësuar politrauma.

Burri u vu në pranga disa orë pas ngjarjes, ndërsa pret që të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.