Kume: Me kaq njësi zgjedhore sa kemi, mundësia për deputetë të ardhur nga vota e zgjedhësit është e vogël

Iftuar në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se nuk duhetpasur shumë pritshmëri nëse vazhdohet me ndarjen e vendit në 12 njësi vendore sikursejanë tani.

Për Kumen,sa më pak rajone zgjedhore që të ketë vendi, aq më efektive do të jetë kërkesa përhapjen e listave.

Kristaq Kume: Kaq sa është menduar për t’u bërë. Kjo do të jetë e shmangur nga pritshmëria,nëse do të vazhdohet të mbesim më ndarjen e vendit në 12 njësi zgjedhore ashtusikurse i kemi tani. A mos kemi nevojë që pas kësaj të ndërhyjmë në sistem? Në ndryshimetkushtetuese për të cilët nuk ka folur asnjëri, vetëm propozuesit e tyre nëKuvend. Është parashikuar që të hiqet nga kushtetuta dispozita në kushtetutë qëparashikon që në Kodin Zgjedhor, republika e Shqipërisë të ndahet në njësi zgjedhoreduke iu referuar ndarjeve territoriale administrative.

Pasi është hequr kjo në propozimin ebëra në kushtetutë, është vendosur në dispozitën kushtetuese që sistemi të mbetetpo ky që kemi, proporcional rajonal, por ndarja e njësive zgjedhore do të bëhetnë Kodin Zgjedhor. Kjo do të thotë që partitë politike kur të ndodhen parandryshimeve në Kod mund të marrin mendim që gjithë Shqipëria të ndahet në 2rajone zgjedhore nga 13 që kemi sot, ose në 3 apo 4. Sa më pak rajone zgjedhoretë kemi aq më efektive do të jetë zbatimi i kërkesës që rrjedh nga kushtetuta endryshuar për hapjen e listave.

Kumetha gjithashtu se hapja e kushtëzuar e listave me njësitë aktuale zgjedhore kashumë pak mundësi për të sjellë deputetë të parapëlqyer nga zgjedhësit.

Kristaq Kume: Hapja e kushtëzuar listave sjell deputetë në Kuvend vetëm nga votaparapëlqyese e zgjedhësve shqiptar, krahas atyre që do të vijnë nga përcaktimi qëkanë bërë partitë, do të kemi deputetë që do të vijnë nga vota qytetare. Nëse vazhdohettë mbetet me kaq njësi zgjedhore, mundësia që të kemi deputetë të ardhur ngavota e parapëlqyer nga zgjedhësit është e vogël.