Hasa: Nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta për të hapur listat, PD e hapur për ndryshimin e sistemit

Përish-deputetin e PD-së Endri Hasa nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta përlistat e hapura.

Në njëintervistë për Ora News, ia tha se në Këshillin Politik kanë qenë në diskutimsistemi dhe lista, por nuk ka pranuar Rama.

Endri Hasa: Hapjae listave nuk pengohet nga koalicionet. Nga ana tjetër nuk ka pasur nevojë që tëndryshohet kushtetuta për të hapur listat. Lista kanë qenë në diskutim, sistemika qenë në diskutim. Rama nuk ka dashur që ta prekë kjo pikë. PD ka qenë ehapur të diskutuar për sistemin zgjedhor. Diskutimi ishte për një sistem me dydhoma dhe një sistem mazhoritar në dhomën e parë dhe në të dytën proporcional.

Opozita parlamentare kërkon që tëvihet një prag 5%. Ata e kërkuan dhe firmosën me dorën e Edi Ramës, sepse ai e kërkoi.Donin që t’i bënin qejfin Ramës. Pastaj e hoqën nga kushtetuta pragun 5% dhethonë se do ta mbajmë në kokë. Opozita parlamentare punojnë për Ramën. Ata shkruanatë që i tha Rama. Ushtria e njerëzve që duan ndryshim janë jashtë Kuvendit.

PërHasën opozita parlamentare komandohet nga kryeministri Rama.

Endri Hasa: Opozitaparlamentare është punonjësi e Ramës, i komandon sipas qejfit. Rama u tremb kuri dolën disa kundër për ndryshimet kushtetuese, prandaj ai futi disa nga deputetëte vet. Përveç atyre 6 që dolën publikisht për votimin e marrëveshjes së 5qershorit, kishte edhe të tjerë që do ta votonin. Në fund ata që firmosën përndryshimet kushtetuese u katandisën në 25. Po ata 15 të tjerët ku përfunduan? Psenuk e firmosën ata?