Fier: Shpërthen në flakë autobusi që transportonte punonjësit e fasonerisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2020, 11:33
Një autobus i firmës ” Alba Shoes Group” i cili mundesonte transportin e puntorëve të fasonerisë nga fshati Peshtan , Kafaraj , Frakull dhe me gjerë, është djegur pjesërisht gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (26 korrik).
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan, të njësisë administrative Levan.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
